Dervishi: PARATË PËR ZHVENDOSJEN E UJËSJELLËSIT NË BUXHETIN E KOMUNËS

Avdo DervishiSekretari i Sekretariatit për punë komunale Avdulla Dervishi ka thënë se mjetet për zhvendosjen e rrjetit të ujësjellësit nga trajektorja e aksit të ardhshëm prej Ulqinit deri në Krythë janë parashikuar me buxhetin e komunës për këtë vit.

“Ky është obligim të cilin e kemi marrë përsipër dhe ne do ta respektojmë”, tha ai për “Dan”.

Dervishi shtoi se punët do të nisin kur të nis rikonstruktimi i këtij aks, të gjatë 13,5 km, e të cilin do ta punojë kompania nga Podgorica “Tehnoput MNE”.

Vlerësohet se punimet në zhvendosjen e rrjetit të ujësjellësit në këtë aks rrugor do të kushtojnë në mes 100 dhe 150 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi