Deputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq dëshiroi që këtë vit Mali i Zi të vijë në situatë që të bëjë hapin më të madh demokratik në histori të vet. “E kjo është që për herë të parë prej krijimit të vet të organizojë zgjedhje të lira dhe, në mënyrë të qetë dhe demokratike, të ndërrojë pushtetin ekzistues, si dhe të hyjë në kategorinë e shteteve të zhvilluara, evropiane, të cilat këtë gjë e kanë bërë shumë më herët”, tha ai.
Ai shtoi që mbas këtij akti dhe misioni për të cilin punoi, dëshiroi të lëshojë politikën.
Abazoviq ftoi qytetarët të besojnë se mundi të cilin e japin për të mirën publike nuk është i kot. “Ky vend mund të jetë më i mirë, më i pasur dhe më funksional seç është tani”, shtoi nënkryetari i URA-së.