Dëshmi e re: Foka e gëzofit mesdhetar në bregdetin e Ulqinit

Foka e gëzofit mesdhetar është parë sërish në bregdetin e Ulqinit, këtë herë prapa plazhit të hotelit Albatros.
Kështu njoftoi ekskluzivisht për Ul-info zhytësi Abdullah Beg Bushati sipas të cilit pasditën e sotme sapo është zhytur në këtë lokacion është hasur me këtë dukuri jo të zakonshme.
Bushati ndër të tjera tha që Foka ka lëvizur në drejtim të plazheve pranë Kalasë së Ulqinit.
“Ishte hera e parë që e pashë këtë llojë krijese dhe mund të them me plotë gojë që u mahnita”, shtoi ai në fund të këtij rrëfimi.
Rikujtojmë që rreth dy javë më parë pas më shumë se gjysmë shekulli, foka e gëzofit mesdhetar është parë në bregdetin malazez, është njoftuar në faqen e Facebook-ut të Qendrës për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi