Në tenderin e nëntë për shitjen e pronës së Kripores me vlerë prej 195 milion euro askush nuk është lajmëruar. “Dyshoj që Kriporja mund të shitet kështu që së shpejti do të jap lajmërimin për dhënien me qira të ndërmarrjes përmes ndonjë bashkëpunimi tekniko-afarist”, lajmëroi drejtori Ognjen Jovoviq.
Mbasi që Jovoviq iu shpërndau punëtorëve vendimet për largime nga puna, e vetmja mundësi që të arrihet njëfarë marrëveshje që këtë vit të bëhet grumbullimi i kripës është seanca dëgjimore kontrolluese në Kuvendin e Malit të Zi e cila, me kërkesë të liderit të PSP Srgjan Milliq, do të mbahet me 4 prill me ministrin e ekonomisë Vlladimir Kavariq.