Mediat transmetojnë se aksidenti i djeshëm në Shtoj, kur u lënduan rëndë tre persona, ndodhi për shkak se shoferi i automobilit ishte në gjendje të alkoolizuar.
Siç thuhet, 25-vjeçari ZH.M. nga Cetina drejtoi automjetin me 1,3 promil alkool në gjak kur goditi këmbësorët të cilët ishin jashtë aksit rrugor.
Tre shtetas të Serbisë pësuan lëndime të rënda trupore. Ato u transportuan në Spitalin e Tivarit, ndërsa njëri prej tyre, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, më vonë u dërgua në Qendrën Klinike në Podgoricë.