Dhjetë vjet të Portalit UL-info: MEDIUM I KOMUNITETIT

Në restorantin “Bambolla” është festuar 10 vjetori i fillimit të punës së Portalit Ul-info. Që nga 3 qershori 2013 janë publikuar rreth 35 mijë lajme, analiza, komente dhe shkrime hulumtuese me rëndësi për këtë komunitet.

“Ne arritëm atë që kishim vendosur të bënim duke krijuar Portalin. Jemi bërë një media e besueshme, po zgjerojmë aktivitetin tonë me përmbajtje gjithnjë e më shumë vizuale, kemi marrëdhënie të shkëlqyera me media dhe organizata të tjera joqeveritare. Thjesht, ne jemi bërë brend i komunitetit tonë të vogël”, tha kryeredaktori i Portalit Ul-info Mustafa Canka.

Ai falënderoi bashkëpunëtorët, partnerët e biznesit dhe të gjithë ata që ndihmuan Portalin në arritjen e misionit të tij.

Në këtë festë mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi