Ulqini në dy ditët e kaluara ishte qendra rajonale e modës. Dhe kjo para së gjithash me entuziazëm, kreativitet dhe dashuri të pesë njerëzve të rinj të cilët në mënyrën më të bukur e kanë prezantuar këtë qytet.
Çdo gjë ishte në vend: oganizimi i shkëlqyer, skena e mrekullueshme në Mole të madhe, krijuesit respektabil, modelet profesionale.
“Shihemi në të dytin “Ulcinj International Fashion Nights”, thane organizatorët e këtij manifestimi nga Shoqata “Montenegro events”.
“Me të vërtet mendoj që, në njëfarë mënyre, e kemi gjallëruar këtë qytet nga ana e modës, e pikërisht kishim qëllim që nëpërmjet këtyre ngjarjeve të nxitet oferta turistike e Ulqinit dhe të prezantohet potenciali i madh që ka. Mendoj që përpjekur për skenografinë, shumë krijues kanë pranuar ftesën. Fituam komplimente për oraganizim të përsosur. Mendoj që jemi skuadër e mire e cila mund të bëjë hapa të mëdhenj, jo vetëm për Ulqin por edhe për tërë Malin e Zi”, tha PR menaxherja e manifestimit Bojana Jelliq për MNE Magazin.