DIASPORA: Kërkojnë nënshtetësi të dyfisht

Të zhvendosurit nga Mali i Zi kanë kërkuar nga autoritetet shtetërore që, atyre që jetojnë në shtetin tjetër më shumë se dhjetë vite, të ju mundësohet nënshtetësia e dyfishtë, kanë deklaruar përfaqësuesit e disa shoqatave nga diaspora në takim me anëtarët e Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare.

“Ne nuk lusim, as nuk propozojmë, por ne kërkojmë që, përmes Ligjit për diasporë apo me amendamente në Ligjin ekzistues për nënshtetësi, shtetasit e Malit të Zi të cilët me qëndrim legal në ndonjërin nga shtetet e huaja më gjatë se dhjetë vite kanë fituar pasaportën e atij shtet kanë të drejtë ta mbajnë pasaportën malazeze. Pikë.”, tha Vladislav Popoviq i cili jeton në Qipro.

Në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi i Malit të Zi me të zhvendosurit, në kuadër të Ministrisë së jashtme së shpejti do të formohet Drejtoria për diasporë, transmeton Antena M.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi