Digjitalizimi i gjuhës shqipe: PUNËTORIA E MINISTRISË NË GUCI

Dje, nën organizimin e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Popujt Pakicë, Ministër Fatmir Gjeka, kemi pasur kënaqësinë të mbajmë këtë punëtori të rëndësishme në Komunën e Gucisë, ku kemi diskutuar një çështje kyçe për identitetin dhe të ardhmen tonë: digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi.
Gjuha jonë është shtylla kryesore e kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Ajo nuk është thjesht një mjet komunikimi, por një pasuri që na lidh me historinë, traditat dhe rrënjët tona. Në një botë që po ecën me hapa të shpejtë drejt digjitalizimit, është jetike që edhe gjuha shqipe të ketë vendin e saj të merituar në këtë hapësirë të re.
Gjatë kësaj punëtorie, kemi diskutuar mënyrat se si mund të avancojmë procesin e digjitalizimit të shqipes në Malin e Zi. Platformat online, aplikacionet gjuhësore, burimet arsimore digjitale dhe mjetet e përkthimit automatike janë disa nga rrugët që do të ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e përdorimit të shqipes për brezat e ardhshëm.
Është e rëndësishme që të gjithë së bashku – institucionet shtetërore, organizatat kulturore dhe komuniteti – të angazhohemi për të siguruar që gjuha jonë të mbetet e gjallë dhe e fuqishme në çdo fushë të jetës, përfshirë hapësirën digjitale. Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Popujt Pakicë ka dëshmuar përkushtimin e saj për këtë çështje, duke mbështetur nisma të tilla që synojnë avancimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Malin e Zi.
Falënderoj Ministrinë për organizimin e kësaj punëtorie dhe të gjithë pjesëmarrësit për diskutimet e vlefshme dhe angazhimin e tyre. Ky është vetëm një hap, dhe na takon të gjithëve ta çojmë këtë proces përpara, duke siguruar që gjuha shqipe të ketë një të ardhme të ndritur në epokën digjitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi