Me Draftin e Planit-hapësinor urbanistik të komunës së Ulqinit, i cili prej nesër do të jetë në shqyrtim publik, është parashikuar që në Mendër të ndërtohen hotele.
Por, diçka e tillë është e pamundur në kuadër të legjislacionit ekzistues. “Me Planin hapësinor të Të mirave detare i cili është plan i nivelit më të lartë se Studimi i lokacionit, është definuar që kjo hapësirë mund të përdoret vetëm në mënyrë rekreative (rrugët për ecje dhe biçikleta), si dhe që në të është parashikuar vetëm sipërfaqja e gjelbër”, thuhet në Raportin e Komisionit të tenderit për realizimin e projektit të valorizimit turistik të Valdanosit dhe Ishullit të luleve (Ostrvo cvijeca) për rezultatet e tenderit për qiradhënie afatgjate të kompleksit të Valdanosit në komunë të Ulqinit më 23 nëntor të vitit 2010.
Meqë prej atëherë asgjë nuk ka ndryshuar, ato që vendosin duhet ti kushtojnë vëmendje këtij “detaji”, gjegjësisht përpjekjes që me këtë dokument, e në “dyer të pasme”, të futen bagerat në Valdanos.