Moti i akullt, të cilin në kohëzgjatje kaq të gjatë nuk e mbajnë në mend as banorët më të moçëm të Ulqinit, vazhdon edhe sot.
Kështu sot (të martën) në ora 10 në këtë komunë u mat minus 4,4 gradë Celsius, ndërsa ndjesia subjektive, për shkak të erës së fortë lindore, është sikur të jetë minus 12.
Në ora shtatë temperatura e ajrit ishte -6,5 gradë Celsius (ndjesia subjektive -15).
Kohë pak më e nxehtë, sipas paralajmërimit të meteorologëve, pritet nga e premtja.








