DISA FJALË MYSAFIRËVE PËR ULQININ TONË

Ulqini është qyteti më romantik dhe më interesant në bregdetin lindor të Adriatikut. Historia e tij tregon se këtu në dy mileniume e gjysmë janë ndërthurur në mënyre frytdhënëse ndikimet kulturore të qytetërimeve më të mëdha botërore. Prania e Orientit dhe Perëndimit, Mesdheut dhe Evropës, akoma ndihen fuqishëm në Qytetin e vjetër.

Gjatë tërë historisë së vet, ky qytet ka qenë port i rëndësishëm detar dhe tregtar, ndërsa nga fundi i shek. XVI deri ne fillim te shek. XIX bazë e madhe e kusarëve.

Ulqini është një udhëkryq i vërtetë i kulturave. Aty bashkohen lindja e perëndimi, kishat e xhamitë e të tri feve (islame, ortodokse dhe katolike), dy gjuhë të popullsisë se përzier (shqipja dhe serbokroatishtja ), zakonet e mentalitetet dhe shumë gjëra të tjera.

Natyra ka qenë shumë bujare ndaj këtij qyteti. Deti i kaltër, lumi Buna me ishullin Ada në gryken e saj, liqeni i begatë i Shasit, ullishta shumëshekullore me mbi 80 mijë rrënjë të kësaj peme të bekuar, gjiri magjepsës i Valdanosit, burimet shëruese dhe pylli i pishave dehëse si dhe plazhet e gjata dhe të bukura ranore janë vetëm disa prej bukurive natyrore që s’mund të përshkruhen më fjalë. Thjesht, duhet të përjetohen.

Ata të cilët kanë kaluar pushimet në Ulqin, do t’ju thonë se askund në tërë Adriatikun nuk bëhet larje më e këndshme sesa në Ulqin. Uji i detit është i kristaltë, i pastër, nuk ka anije të mëdha dhe valë të forta. Thellësitë e detit janë si kadifeja: të pastra e të mëndafshta.

Ulqini është qyteti që ka më së shumti orë me diell në Mesdhe, vendshërim natyror (veçanërisht për gra sterile, të sëmurë me astma, reumë etj), bazë për përgatitje sportive gjatë dimrit dhe rajon ku vegjetojnë rreth 240 lloje të shpezëve. Kjo është arsyeja që shumë gjuetarë e ornitologë, peshkatarë e sportistë, nga vendi dhe bota e përjetojnë këtë vend si destinacionin më të dashur për pushim dhe argëtim.

Tregu i Ulqinit të martave dhe të premteve është shumë i njohur. Në të mund të shihen veshjet e mrekullueshme popullore të popujve, grupeve etnike dhe feve të ndryshme të cilët jetojnë këtu. Tradita e tyre dhe veçoritë e tyre kulturore e shoqërore i japin qytetit një sharmë dhe bukuri të veçantë piktoreske.

Gjatë historisë, Ulqini ka qenë vendstrehim i qetë i udhëheqësve e udhëheqëseve. Për këtë, edhe Juve ju ftojmë që të vizitoni qytetin tonë, ndërsa ne do të mundohemi që pushimi Juaj të jetë sa më i këndshëm.

Këtu gjeni mundësi të ndryshme qëndrimi si në objekte hoteliere ashtu edhe në ato private. Gjithashtu keni në shërbimin Tuaj edhe menynë e pasur të kuzhinës vendase si dhe peshkun më të mirë në Adriatik.

OT Ulqin, përgatiti UL-info.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare
New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Nju Jork, pjesëmarrjen në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një sërë

Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”
Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”

Menjëherë pas normalizimit të Portalit të Prokurimit Publik, Komuna e Ulqinit shpalli tender për asfaltimin e rrugëve në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale. Siç thuhet në ftesë, vlera totale e këtyre

Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE
Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE

Të gjithë i kujtojmë vitet e fëmijërisë dhe ndër kujtimet që nuk i harrojmë asnjëherë janë lojërat me shokët e shoqet dhe aventurat e bukura të asaj moshe. Sot fëmijët tanë përballen me një përvojë tërësisht

Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM
Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM

Në hotelin Otrant, me inicjativë të Organizatës Turistike të Ulqinit, është organizuar takimi ndërmjetafaristëveturistik të qytetit, udhëheqësisë së Komunës, dhe ndërmarrjes sh.p.k. “Veprimtaritë Komunale”.

TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË
TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË

Të shtunën me datë 24.09.2022 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Hadzici friends” në sportin e Taekwondo-së për të dy disciplinat, Ndeshje dhe Forma. Ky aktivitet i Taekwodo-së mblodhi