Diskutimi publik i cili të hënën u mbajt në Sallën e vogël të Komunës së Ulqinit ka vërtetuar emrin e këtij projekti (“OJQ-të më të forta, demokracia më e fortë”), në kuadër të të cilin është organizuar.
Përfaqësuesit e rreth 20 organizatave të shoqërisë civile nga Ulqinit në bisedë me përfaqësuesit e Komunës, të cilët i drejtoi nënkryetarja Hadixha Gjoni, hapur folën për të gjithë çështjet të cilët kanë të bëjnë me problemet në bashkëpunim të ndërsjellët dhe komunikim.
U theksua se administrata lokale kohët e fundit është më e hapur ndaj OJQ-ve, por që ka hapësirë që bashkëpunimi të jetë më i mirë. U përmend, për shembull, që më shumë mjete nga buxheti i Komunës janë ndarë në mënyrë të drejtpërdrejtë se sa nëpërmjet konkursit.
U arrit përfundimi që ka pak informata për pjesëmarrje në konkurse në nivel shtetëror ose nëpërmjet fondeve evropiane, gjegjësisht që është i nevojshëm depërtimi i OJQ-ve nga Ulqini drejt donatorëve më të mëdhenj.
Këtë diskutim publik e organizoi Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare (CRNVO) dhe OJQ “Horizonti i ri”, me përkrahjen e Delegacionit të Bashkimit evropian në Mal të Zi.









