Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve , vogëlushët e kopshtit “Arushi Pu” marrin pjesë në manifestimin ‘Rritemi me vallëzim” në Podgoricë.
Drejtoresha e këtij institucioni Lindita Lika për Ul- info tha : ” Jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij projekti 11 vite me radhë, ku çdo vit fitojmë mundësi të reja, eksperienca të reja , ndërsa emocionet e bukura , lumturia e fëmijëve na përcjell gjatë gjithë kohës” .
Lika shton që ” me këtë rast dua te falënderoj OT e në veçanti z. Gzim Hajdinagën në mbështetjen e këtij projekti”.
Dita e fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën.
Kjo ditë shërben për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre , por në ndryshim nga të rriturit , protesta e tyre bëhet në mënyrë festive.