Me aksionet e pastrimit dhe rregullimit të hapësirës, si dhe me mbjelljen e pemëve të ndryshme, 20 Komuna në Mal të Zi, duke përfshirë edhe Ulqinit, do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit Jetësor.
Shënimin e kësaj data e organizon Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, Bashkësia e Komunave të Malit të Zi dhe Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.
Aksioni do të organizohet në Plazhin e Madh, me fillim në ora 9, ndërsa të bashkëngjiten edhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, organizatave joqeveritare dhe të gjithë qytetarët e interesuar.
Më herët është paralajmëruar që aksioni do të mbahet të mërkurën, por është shtyrë për shkak të motit të paqëndrueshëm.