Në kuadër të Konferencës ndërkombëtare për Kripore, sot grupi prej rreth njëzet diplomatë, përfaqësues të Qeverisë, organizatave të shoqërisë civile dhe ornitologëve të njohur vizituan Ulqinin.
Atyre qëndrim të këndshëm në këtë qytet dhe në Kripore i dëshiroi nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni.
Ajo shprehu pritshmërinë që do të realizohen të gjithë përfundimet të cilat janë sjell në konferencën e parë, e janë përsëritur dje në Podgoricë e kanë të bëjnë me inicimin e prodhimit të kripës dhe mbrojtjes së kësaj hapësirë në planin nacional dhe ndërkombëtar.
Nga organizatat “Euronatur” dhe Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve kanë thënë që është evidente se ekziston pak vullnet i Qeverisë në Podgoricë që kjo gjë të bëhet, por që institucionet evropiane, për shkak të rëndësisë së Kripores, do të rrisin presionin ndaj kabinetit të kryeministrit Millo Gjukanoviq.