Dita e Flamurit: FESTOHET 101 VJETORI I PAVARSISË

Dita e FLmauritCeremonitë zyrtare për festimin e 101-vjetorit të Pavarësisë kanë nisur rreth orës 11:00 në qytetin e Vlorës.  
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, politikanë nga Kosova dhe Mali i Zi ishin bashkë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së Flamurit në qytetin e Pavaresisë.
Ata kanë bërë homazhe në varrin e Ismail Qemalit, duke nderuar burrin qe 101 vjet me parë shpalli mevetësinë e Shqipërisë.

Pas ceremonisë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo ditë shërben për të kujtuar të gjithë për më shumë përgjegjësi qeverisëse dhe për ta çuar përpara projektin e Shqiperisë Europiane. I njëjti mesazh u përcoll edhe nga kryeparlamentari Ilir Meta.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani me rastin e kësaj feste ka ftuar politikanët shqiparë nga Mali i Zi në pritjen zyrtare e cila do të mbahet në Pallatin e brigadave në Tiranë, të enjten në ora 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi