Dita e Flamurit: UROJNË SULEJMANI DHE LD NË MZ

GËZUAR DITËN E FLAMURIT!

Të nderuar bashkëkombas,

Të nderuar bashkëvendas,

Flamuri kombëtar mbetet adresa e vetme që i bashkon të gjithë shqiptarët. Lidhja emocionale dhe historike ndaj tij rrjedhë, pikë së pari, prej lidhjes natyrale. Ai është i vetmi që i bën bashkë të gjithë shqiptarët: përtej kufijve, përtej largësive, përtej ndasive, përtej partive, përtej lakmive dhe përtej tjetërsimeve. Si i tillë ai përbën një vlerë të paçmueshme, përmes të cilit bota na njeh dhe admiron.

Duke uruar secilin bashkëkombas për ditën më të veçantë shqiptare, dua të përçoj mesazhin që secili nga ne e sidomos të rinjtë dhe të rejat shqiptare të punojnë ditë e përditë nën himnin e këtij flamuri dhe nisur nga parimi “mos pyesni se çfarë ka bërë Atdheu për ju, por çfarë mund të bëni ju për Atdheun” (J.K.).

Zoti e bekoftë simbolin tonë kombëtar!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Haxhi Sulejmani,

Kryetar i Kuvendit, Ulqin

 

Nëntori muaji i shenjtë për shqiptarët

Nëntori është muaji i Festave Shqiptare, muaji në të cilin gërshetohen ngjarjet më të rëndësishme të historisë e kulturës sonë.

Të rikujtojmë disa nga ngjarjet e rëndësishme në periudha të ndryshme:

28 Nëntor 1443 Ngritja e Flamurit në Krujë nga Gjergj Kastriot Skënderbeu (Nëntori i parë)
14-22 Nëntor 1908-Kongresi i Manastirit, Alfabeti Shqip
28 Nëntor 1912 – Shpallja e Pavarësisë në Vlorë, Ngritja e Flamurit, që sot ne po festojmë (nëntori i dytë)!
20 – 25 Nëntor 1972-Kongresi i Drejtshkrimit ( Tiranë ) !! etj…

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët kudo që janë në trojet e veta etnike si dhe në diasporë, e shënojnë duke përkujtuar si datën më të lavdishme të kombit shqiptar.

Në emër të kryesisë së Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, anëtarësisë së saj dhe në emrin tim, të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, në trojet e veta etnike e në diasporë, Ju uroj 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

URIME 28 NËNTORIN, DITËN E FLAMURIT!

KRYETARI,

Saubih Mehmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi