“Dita e Gjermanisë” në Podgoricë: ULQINAKËT MË NË NUMËR

Dan NjemackeTë martën në Podgoricë u mbajt Dita e Gjermanisë, të cilën e organizoi Ambasada e këtij shteti, me përkrahjen e Kryeqytetit dhe të Institutit Gëte.

Qëllimi kryesor i këtij manifestimi, siç thanë organizatorët, është forcimi i marrëdhënieve të mira gjermano – malazeze dhe “zgjimi” i interesimit për gjuhën gjermane.

Meqë kjo gjuhë më së shumti mësohet në shkollat në territorin e komunës së Ulqinit, nxënësit nga këto institucione arsimore ishin më në numër në “Ditën e Gjermanisë”, nga të cilët disa fituan edhe shpërblime të vlefshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…