Ulqini të shtunën feston Ditën e Komunës, kështu që në sallën e madhe të Qendrës për kulturë do të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës me fillim nga ora 11:00.
Me atë rast tre persona do të shpallen qytetarë nderi të Ulqinit.
Ata janë edukatorja Naxhije Alibegu-Buçinca, botuesi Fatmir Toçi dhe post mortem mjeku popullor Zefë Brisku.