Me mbajtjen e konferencës ndërkombëtare ekonomike, në Ulqin kanë filluar sot aktivitetet treditore me rastin e Ditës së komunës.
Për nesër janë paralajmëruar disa programe, nga të cilat më e rëndësishmja është Seanca solemne e Kuvendit komunal. Ardhjen në këtë manifestim e ka paralajmëruar dhe kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq, përfaqësuesit e korit diplomatik në Podgoricë, shoqata e Ulqinakëve në Durrës.
Me rastin e Ditës së Ulqinit sonte në ora 18 do të hapet ekspozita e pikturave, ndërsa një orë më vonë do të luhet shfaqja e teatrit nga Shkodra.