Me rastin e ditës së Komunës së Ulqinit, Organizata Turistike në bashkëpunim me Komunën, do të organizojnë koncert që do të mbahet në shëtitoren e Plazhit të vogël të shtunën, me fillim në ora 21.00h.
Në këtë koncert do të marrin pjesë disa artistë nga qyteti jonë, ndërsa yjet e natës do të jenë grupi Indira & Forza Colonia nga Kroacia.
“Ftojmë të gjithë qytetaret të na bashkëngjiten në mënyrë që të gjithë së bashku të festojmë ditën e Komunës tonë”, thonë nga Komuna e Ulqinit.