Në prani të një numri të madh të ftuarve nga vendi dhe rajoni dhe me një program të pasur kulturo-artistik, të shtunën në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë u festua Dita e Komunës së Ulqinit.
Në këtë ceremoni folën kryetari i Komunës, Omer Bajraktari dhe kryetari i Kuvendit të Komunës, Ardijan Mavriq, si dhe kryetari i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Ai ka theksuar se Ulqini gjithmonë do të ketë përkrahje të presidentit të shtetit.
Me këtë rast, mirënjohjet e qytetarit të nderit të Ulqinit iu dorëzuan edukatores Naxhije Alibegu-Buçinca, botuesit Fatmir Toçi dhe post mortem mjekut popullor Zefë Briskut.