Eshte zhvilluar edicioni i trete “Dita e Miqesise se Gazetareve Shqiptare” mes Ulqinit dhe Shkodres me pjesemarrjen e gazetareve nga te gjitha trevat shqiptare, raporton TV Rozafa.
Pervec gazetareve, ne kete aktivitet moren pjese kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, kryetari i Unionit te gazetareve shqiptare, Aleksander Cipa dhe kryetari i komunes se Ulqinit, Fatmir Gjeka.
Fjalen e pare per te pranishmit e mori kryetarja Ademi, e cila u shpreh se Bashkia Shkoder ka nje vizion te hapur perkundrejte nevojes per informim dhe transparence.
Kryetari i unionit te gazetareve shqiptare, Aleksander Cipa, tha se gazetaret e pranishem jane kontributor ne mediat lokale, te cilat kane nje dimension lirie me shume sec kane pasur mediat klasike.
Nderkohe, kryetari i komunes se Ulqinit, Fatmir Gjeka, ftoi gazetaret ne Ulqin, ku ky takim do te jete me i madh nga vitet e tjera, per shkak te pjesemarrjes me te madhe te gazetareve nga te gjitha trevat.
Me pas, ne vazhdim te programacionit, te pranishmit organizuan nje tryeze rajonale ne qytetin e Shkodres.