Dita e parë Bajram të enjten: FESTË E KALIMIT TË PROVIMIT

Myslimanët të enjten festojnë Bajramin e ramazanit, një nga dy festat më të rëndësishme në islam. Bajrami i ramazanit shënon përfundimin e agjërimit dhe vijojnë ditët e festës – ditët e Bajramit.

Dita e parë e festës fillon me lutjen e mëngjesit, Bajram namaz. Siç thanë në Bashkësinë islame, ai do të falet në xhamitë e Ulqinit në ora 6:15.

Mbas kësaj është traditë në Ulqin që të kryhet vizita (zirajet) e varreve të paraardhësve.

Bajrami i ramazanit gjithmonë i bie me 1 shevall (muaji i dhjetë në kalendarin mysliman) dhe zgjatë tre ditë, ndërsa besimtarët e cilësojnë si “festën e kalimit të provimit”.

Festën e ardhshme besimtarëve ja uruan institucionet shtetërore dhe partitë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini kishte privilegje të veçanta në perandori

Në shtetin romak, qytetarët ilirë (Olciniatët) dhe Ulqini si seli e tyre gëzonin pozicionin e një qyteti me privilegje të veçanta (oppidum civium Romanorum). Në epokën e Bizantit ky qytet ishte seli peshkopale dhe porti