Dita e planetit: PASTROHET KANALI I KRIPORES

Solana Ulcinj, Kriporja UlqinKomuna e Ulqinit në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Qendrën për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve dhe Qendrën për zhvillim të qëndrueshëm organizuan sot pastrimin vullnetar të kanalit për nevojat e pompimit të papenguar të ujit të kripur në basenet e Kripores së Ulqinit.

Këtë punë e kanë kryer, simbolikisht në Ditën e planetit tokë, tridhjetë vullnetarë nga Podgorica dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike në Ulqin.

“Në këtë mënyrë ka filluar sanimi i infrastrukturës së Kripores, ndërsa për dhjetë ditë në Kripore do të pompohet uji i kripur”, paralajmëroi sekretarja shtetërore e Ministrisë Daliborka Pejoviq.

Drejtori ekzekutiv i CZIP-it Darko Saveliq ka thënë se në Kripore gjendja është kaotike dhe shumë e vështirë për shpendët. “Basenet e shumtë kanë mbetur pa ujë kështu që rreth 300 çifte të flamengove të cilët filluan ndërtimin e çerdheve, kanë kërkuar habitat tjetër. Disa lloje tjera janë të detyruara po ashtu të bëjnë çerdhet në basenet pa ujë, gjë që i bënë më të dukshëm për grabitqarët e ndryshëm”, tha ai.

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka thënë se administrata lokale do të vazhdojë të punojë në ruajtjen e biodiversitetit dhe prodhimit të kripës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi