Nga e premtja punëtorët e Pastrimit refuzojnë të pastrojnë qytetin. Ato rregullisht vijnë në punë dhe nuk dëshirojnë të punojnë, sepse pohojnë që nuk është respektuar marrëveshja që deri më 16 maj do të ju paguhet të paktën njëra nga tre rrogat e prapambetura.
Në ndërkohë ish drejtoresha e NP “Veprimtari komunale” Zana Sarvan dha dorëheqje, ndërsa pritet që në atë funksion të emërohet anëtari i Forcës së re demokratike e cila në ndarjen e funksioneve të koalicionit qeverisës ka kërkuar atë vend.