Ditë e madhe për Ulqinin: HAPET FAKULTETI

FakultetiNë Ulqin sot zyrtarisht është hapur Paralelja e Fakultetit për studime afariste mesdhetare.

Studentëve të institucionit të parë të arsimit të lartë në Ulqin iu uroi sukses edhe kryetari i komunës Fatmir Gjeka. Ai tha që fillimi i punës së Fakultetit është hap i rëndësishëm për këtë komunitet duke shprehur pritshmërinë që prej vitit të ardhshëm ligjëratat do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Në emër të administratës së FSAM të pranishmëve iu drejtua prof.dr. Stevo Nikiq. Ai theksoi që Ulqini është qytet i mundësive të mëdha dhe historisë së pasur, vend i kryqëzimit të civilizimeve të mëdha, i cili duhet të jetë qendër e shkencës dhe arsimit. “Ne i ofruam program modern të rinjve, të cilin do ta realizojmë në bashkëpunim me kuadrot nga Ulqini”, tha Nikiq duke iu falënderuar administratës lokale për ndihmën.

Në këtë ceremoni, mbasi që studentëve të vitit të parë iu dhanë indekset, ishin të pranishëm dhe  nënkryetarët e komunës Zenepa Lika dhe Safet Beci, deputetët Luigj Shkrela dhe Dritan Abazoviq, menaxheri i komunës Omer Bajraktari, drejtoresha e OT Zana Sarvan, drejtori i Filialit të Fondit të shëndetësisë në Ulqin Skender Elezagiq, si dhe në sërë personazhesh tjera publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do