“Otrant Olimpik” të dielën, në xhiron e 9 të Ligës së Dytë Malazeze në futboll, luajti si nikoqir në stadiumin e “Deçiqit” në Tuz dhe pësoi humbjen e pestë, me rezultatin 0:1.
Disfata u pësua në “derbin” e fundit të tabelës, kundër skuadrës së Llovqenit, për të cilën kjo ishte fitorja e pare në këtë sezon.
Në xhiron e ardhshme, e cila luhet të dielën, me 29 shtator, “Otrant Olimpik” do të mirëpresë skuadrën Drezga nga Piperi.