Përfaqësuesit e shoqatës gjermane të agjencive turistike, Deutcher Reisering, do të vizitojnë në fillim të javës së ardhshme rivierën e Ulqinit dhe të bisedojnë me hotelierët vendas, njoftohet nga Organizata nacionale turistike.
Bëhet fjalë për 30 pronarë dhe drejtorë të agjencive anëtare të shoqatës, e cila grumbullin mbi 200 agjenci turistike nga gjermania dhe vepron në kuadër të REWE Travel agency grup, e cila ka më shumë se 2,5 mijë agjenci dhe nëpërmjet së cilës numri më i madh i turistëve nga tregu gjerman vjen në Mal të Zi, thuhet në kumtesë.
Nga ONT theksojnë se presin që me investimet e paralajmëruara në turizëm proporcionalisht do të rritet edhe interesimi i turoperatorëve të mëdhenj për Mal të Zi si destinacion turistik, por edhe të agjencive të specializuara dhe të pavarura nga Gjermania.