Programi “Shkenca në lëvizje” të cilin e realizon Fondacioni Prona, e i cili ka për qëllim që të përmirësojë edukimin shkencor të të rinjve nëpërmjet eksperimenteve, prezantimeve dhe ligjëratave interactive, do të mbahet në disa shkolla fillore dhe të mesme në Mal të Zi gjatë javës së ardhshme.
Siç është paralajmëruar, është paraparë që program të organizohet edhe në Shkollën e mesme “Vëllazërim bashkim” në Ulqin, të mërkurën, me 11 tetor, me fillim në ora 15.
“Do të bëjmë eksperimente nga biologjia, kimia dhe fizika. Do të ketë gjëra interesante të cilat nxënësit nuk mund ti shohin gjatë mësimit dhe atë çfarë shkencat e natyrës i bënë më interesante, e ato janë pikërisht eksperimentet”, tha drejtuesi i programit “Shkenca në lëvizje” Vernes Zagora.