“Ditët e multikulturalizmit” në Ulqin: PROMOVIMI I LIBRIT DHE EKSPOZITA ARTISTIKE

Qendra per kulture, Centar za kulturuDrejtori i Qendrës për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave Dervish Selhanoviq ka deklaruar se disa evente në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e multikulturalizmit” do të mbahen në Ulqin.

Ai për “Pobjeda” tha se do të bëjë promovimin e studimit “Trashëgimia ndërtimore e Ulqinit- në mes teorisë dhe praktikës” e dr Igballa Shaboviq Keroviq, derisa nga mesi i tetorit në Galerinë e Qendrës për kulturë në Ulqin do të organizohet ekspozita kolektive e krijuesve më të njohur të artit figurativ nga radhët e popujve pakicë.

Përndryshe, nga fundi i vitit do të prezantohet filmi dokumentar për Esad Mekulin, një nga krijuesit më të njohur kulturor shqiptar nga Mali i Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi