Djali i Lala Zuber: KISHIM PRAKTIKISHT GJYSMËN E ULQINIT

Lala ZuberDjali i të ndjerit Lala Zuber, Ivan Zuber për Radio Jadran nga Herceg-Novi tha se akoma nuk kanë fituar asgjë zyrtarisht rreth kthimit të 676 metër katror në Ranë të Ulqinit.

“Them se un do ta dija i pari këtë gjë. Nuk kam asnjë të re, kjo është thjesht muhabet, nuk jam në dijeni për këtë. Ju jeni të parët që po ma thoni. Nuk di asgjë, e i pari duhet ta marrë vesh. Bëhet fjalë praktikisht për gjysmën e Ulqinit. Trashëguesi i të ndjerit Lala Zuber, Ivan Zuber nuk dinë asgjë për këtë, sepse unë nuk morra asgjë. Bëhet fjalë për ndërtesa monumentale të cilat babai im i ka blerë gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar. Kjo është e gjitha që mund të ju them”, tha Zuber.

Pronari i anijeve Lala Zuber pjesën më të madhe të pronës në Ulqin, të cilën e kërkojnë trashëguesit e tij, e ka blerë në vitin 1921 në Kala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi