Dje në Durrës: MIRËNJOHJE PËR KONTRIBUTIN ULQINAK

Kryebashkiaku Vangjush Dako duke respektuar kontributin e komunitetit të ulqinakëve në Durrës, që në vitet 20 të shekullit të kaluar, i dorëzoi shoqatës “Ulqini” një certifikatë mirënjohje të Bashkisë Durrës për aktivitetin e kësaj shoqate.Dako GjekaSiç njohton agjencia e lajmeve “Dyrrah”,  në takimin kokë më kokë ndërmjet Dakos dhe kryetarit të sapo zgjedhur të Ulqinit z. Fatmir Gjeka u zbuluan peripecitë e zgjedhjes së tij kryetar në Ulqin. Dako konfirmoi, që ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Bushati dhe Hoxhaj ushtruan ndikimin e tyre pozitiv, që faktori shqiptar të bashkohej në zgjedhjet lokale në Mal të Zi, kështu që Ulqini të drejtohej sërisht nga një shqiptar. Ndikimi i dy ministrave ishte i drejtpërdrejtë me telefonata dhe i vazhdueshëm deri në arritjen e konsensusit mbarë shqiptar në Ulqin.

Dako nënvizoi se fitorja e Fatmir Gjekës në Ulqin nuk është thjesht me interes lokal, por më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…