Dje në SHBA dhe Plavë: PROTESTUAN SHQIPTARËT

Protesta ne SHBANjë numër shoqatash shqiptare në Shtetet e Bashkuara u mblodhën dje përpara Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët në Mal të Zi.

Demonstrata u organizua me rastin e vizitës në Uashington të Kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç, përpara takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Nënpresidentin Joe Biden, raporton Zeri i Amerikes.

Shqiptaro-amerikanët, pjesmarrës në demonstratën në Uashington, përfaqësonin shoqata nga Nju Jorku, Detroiti dhe Çikagoja.

Ata thanë se ishin mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë për të ngritur zërin kundër asaj që ata e quajnë politikë diskriminuese të qeverisë malazeze ndaj shqiptarëve. Protestuesit thanë se shqiptarët e Malit të Zi duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat sipas konventave të botës demokratike.

Të marten, para ndërtesës së komunës në Plav, Unioni i studentëve Shqiptarë ka organizuar protestë duke kërkuar përmirësimin e pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi.PlavKryetari i Unionit të studentëve Mem Balidemaj ka thënë që Shqiptarët nuk i gëzojnë të drejtat si  qytetarët e tjerë të Malit të Zi, duke theksuar që shteti Shqiptarëve iu ka uzurpuar pronat, ka ndaluar përdorimin e simboleve nacionale dhe formimin e komunës së plotë të Tuzit.

“Nëse shteti mbetet i shurdhër ndaj kërkesave tona, do të kërkojmë ndihmë nga Shqipëria dhe Kosova. Do të kërkojmë nga BE të kushtëzojë Malin e Zi me respektimin e të drejtave të pakicave siç e përcaktojnë konventat evropiane”, tha ai.

Demonstratat në Plavë, ku u mblodhën disa qindra qytetarë, i kanë përkrahur Lidhja demokratike dhe Unioni demokratik i Shqiptarëve dega Plavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi