Mitropoliti malazezo-bregdetar Amfillohije Radoviq dekoroi dje në Ulqin në kishën e Shën Nikollës shkrimtarin Kapllan Buroviq me imazhin e artë të “Shën Pjetrit të dytë të Llovqenit”( Svetog Petra Drugog Lovćenskog Tajnovidca).
Siç shkruan “Dan”, Radoviq duke e dhënë shpërblimin tha se Buroviqi “tërë jetën e tij është sakrifikuar dhe është munduar sipas mundësive që ia dha Zoti të bëhet dëshmitar i gjallë”.
Buroviq u falënderua duke theksuar se shpërblimin e meritori. “Para së gjithash i falënderohem popullit serb i cili më dha Medaljen e artë, më shpalli kalorës dhe luftëtar të shenjtë”, tha ai duke shtuar se ka marrë shpërblim edhe nga Rusia.
“Faleminderit mitropolitit Amfillohije dhe priftit Radojica Bozhoviq të cilët bënë që populli im të më njoftojë dhe respektojë”, përfundoi Buroviq.