Qendra Barter, duke parë potencialet e Ulqinit, ka iniciuar organizimin e projektit të ndërtimit të kompleksit sportiv, ndërsa kryetari i komunës Fatmir Gjeka e ka përkrahur këtë ide, për realizimin e së cilit do të krijohen kushtet kur të sillet PHU-ja, mëson Dnevne novine.
Ndërtimi i kompleksit turistik të kategorisë së lartë me fushat përcjellëse për futboll dhe tenis në sipërfaqen prej 50.000 metër katror në Plazhin e madh do të nis mbas miratimit të Planit hapësinor-urbanistik me të cilin do të definohet zhvillimi i mëtejmë i kësaj komunë.
Bëhet fjalë për projektin investues i cili do të plotësojë ofertën turistike jo vetëm me kapacitete të reja hotelerike, por do të vendos Ulqinin dhe Malin e Zi në hartën e destinacioneve të rralla të turizmit sportiv siç është Antalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.