Partnerët e koalicionit në zgjedhjet e kaluara parlamentare, Forca e re demokratike dhe Iniciativa qytetare (IQ), së shpejti do të bashkohen në një parti, shkruajnë “Dnevne novine”.
Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu tha që në vijim janë bisedat rreth bashkimit. “Ne dëshirojmë që të vijë deri tek unifikimi”, tha ai.
Drejtuesi i IQ Vasel Sinishtaj ka pohuar që bisedohet mbi këtë temë. “Mirëpo, të gjitha varen nga respektimi i marrëveshjes së koalicionit”, tha ai.
Me marrëveshje, përveç tjerash, parashikohet që Sinishtaj në nëntor të zëvendësoi Nimanbegun në Kuvendin e Malit të Zi.
Në marrëveshjen e koalicionit të këtyre dy partive nga shtatori i vitit 2012 ishte e shkruar që Forca dhe IQ të bashkohen „jo më vonë se deri më 30 qershor 2013, në formën më të përshtatshme organizative, duke respektuar emrin Forca si bazë të emrit të partisë së ardhshme të përbashkët“.