DN: DURAKOVIQËT KONFRONTOHEN EDHE NËPËR MEDIA

NasiljeuporodiciMbas tekstit të djeshëm “Rrahu nusen me dërrasë, djali ia ktheu me shkop”, gazetës “Vikend novine” iu drejtua Syme Durakoviq (73), e cila në konfliktin me djalin dhe bashkëshorten e tij morri lëndime të shumta, përcjell CdM.  

Ajo pohon që nuk e ka iniciuar konfliktin i cili ndodhi katër ditë më herët para shtëpisë familjare në Ulqin, por bashkëshortja e djalit D.D., e cila me vite sillet në mënyrë dhunuese ndaj saj. Aspak më i mirë ndaj saj, siç thotë Symja, nuk është as djali i saj T.D., i cili edhe më herët shumë shpesh e ka rrahur dhe keqtrajtuar, e si arsye kryesore përmend shtëpinë e cila është pronë e saja, e të cilën djali i saj T.D. dëshiron ta marrë. Për këtë arsye praktikisht ka vendosur që djalin dhe bashkëshorten e tij ta qes nga shtëpia.

Tajar Durakoviq, djali i Syme Durakoviq e cila pohon që në incident ka kaluar më keq, tha për “Vikend novine” që në momentin e konfliktit në mes nënës dhe bashkëshortes së tij nuk ishte në shtëpi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…