Koalicioni „Bashkë për të ardhmën e Ulqinit“ i cili është i mbledhur rreth deputetit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka, ka ofertën për formimin e pushtetit nga Partia demokratike e socialistëve dhe Forca e re demokratike dhe në ditët në vijim do të sjell vendimin se me cilën parti do të bëj pushtet, shkruajnë „Dnevne novine“.
Kjo gazetë e Podgoricës vlerëson që koalicioni i Gjekës me shtatë mandate gjendet në pozicion të mirë negociues, si dhe që ajo shanset më të mëdha për formimin e qeverisjes i jep PDS-së.
Shtohet po ashtu se në negociatat e koalicionit „Bashkë për të ardhmën e Ulqinit“ dhe PDS-së flitet që njeriu i parë i komunës të jetë dikush nga partitë nacionale shqiptare dhe që socialistët e Gjukanoviqit mund ta pranojnë këtë zgjidhje.
Si partner në këtë koalicion përmendet dhe Unioni demokratik i Shqiptarëve i Mehmed Zenkes.