Problemi i kufirit të pambrojtur me Shqipërinë është evident në pjesën ujore dhe tokësore, prej Ulqinit deri në Liqenin e Shkodrës. Njësia lundruese në Liqenin e Shkodrës ka mungesë punëtorësh, mjetesh lundruese, por edhe karburanti, shkruajnë “Dnevne novine”.
Për këtë arsye, siç theksohet, kontrabanda tani është më e shpeshtë dhe më e lehtë. Si vende ku kufiri më shpesh kalohet gazeta i përmend vendet Kravar, Lisën Bore, Shtegvash dhe Skje. “Përveç me mjete motorike dhe lundruese, malli shpesh kalohet dhe me kuaj dhe gomarë”, shtohet në DN.









