DN: NË KRYE ME NREKIQIN PDS NË ULQIN ËSHTË JOSTABIL

DPS Ulcinj, PDS UlqinNëse Loro Nrekiq prapë zgjidhet në pozicionin kryesues të Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve, jostabiliteti është i pashmangshëm, për shkak të pjesës së pakënaqur të anëtarësi e cila kërcënon se në atë rast do të lëshojë partinë, shkruajnë “Dnevne novine”.

Kjo gazetë shkruan se tani qendra e PDS-së ka detyrë të vështirë të gjejë zgjidhje kaluese, e cila do të kënaqte edhe të dy anët.

Siç shtohet, në Ulqin PDS-në shpesh e quajnë parti demokristiane, sepse në krye të saj për 18 vite janë vetëm katolikët: Anton Kastrati, Luigj Shkrela dhe Loro Nrekiq.

“Për shkak të këtyre çështjeve shumë të ndjeshme ekziston mosmarrëveshja në mes koordinatorëve Sanja Vllahoviq dhe Goran Jevriq, i cili vlerëson se fuqitë e reja, sidomos ato nga pjesa e ngushtë e qytetit, duhet të kenë pozicionet drejtuese në KK”, shkruan DN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi