Këshilltari për kulturë dhe opinion të lirë i kryetarit të Kuvendit dhe PSD-së Ranko Krivokapiq, shkrimtai Andrej Nikolaidis, ka dhënë dorëheqje në atë funksion, mësojnë “Dnevne novine” nga disa burime.
Sipas burimeve të DN, Nikolaidis ka dhënë dorëheqjen mbasi që Ranko Krivokapiq më 25 shkurt ka pranuar themeluesin e revistës “Monitor” dhe “Vijesti” Miodrag Peroviq, drejtoreshën ekzekutive të revistës “Monitor” Millka Tadiq-Mijoviq dhe drejtorin e “Vijesti” Zhelko Ivanoviq.
Nikolaidis nuk ka dashur ta komentojë dje dorëheqjen, ndërsa në insistimin e “Dnevne novine”, ka refuzuar të deklarojë ndonjë gjë në lidhje me këtë rast.