Sektori i policisë kriminale ka dorëzuar padinë penale në Prokurorinë themelore në Ulqin kundër Mujo Rexhës për shkak të dyshimit se ka kryer mashtrim në periudhë të zgjatur, shkruan “Dnevne novine”.
Siç thuhet, ky biznesmen me tregim të rrejshëm dhe me fshehje të fakteve ka tentuar që të përfitojë për vete 150.000 euro.
Shtohet që Rexha nga dy herë ka shitur në Ulqin banesën prej 290m2 për 100.000 euro dhe tokën prej 462m2 për 50.000 euro.