Partia Demokratike e Socialistëve në ditët e ardhshme do të fillojë negociatat me partnerët potencial për formimin e pushtetit në Ulqin, shkruajnë “Dnevne novine”.
Thuhet që ky vendim është i pritshëm pasi që Komisioni Komunal Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura lokale.
Në mbledhjen e kryesisë së PDS-së e cila u mbajt të enjten u arritë përfundimi që pushteti në Ulqin duhet të formohet sa më parë në mënyrë “që të fillojë realizimi i programit zgjedhor të PDS-së i cili fitoi përkrahjen më të madhe të Ulqinakëve”.