Gjykata themelore në Ulqin mund të mbes pa Departamentin gjyqësorë nëse Këshilli gjyqësor nis me shkarkimin e të gjithë atyre që kanë mbi 30 për qind të vendimeve të anuluara gjyqësore, shkruajnë “Dnevne novine”.
Kjo gazetë, duke u bazuar në informatat nga Gjykata e lartë, shkruan që më shumë se një të tretën e vendimeve të anuluara kanë gjykatësit Radomir Sekuliq, Pero Lukiq dhe Lirije Buzuku, e cila është dhe kryetare e këtij institucion.
Kryetarja e Gjykatës së lartë Vesna Medenica ka paralajmëruar më herët që “atje ku do të anulohen më shumë se një e treta e vendimeve gjyqësore në dy vitet e fundit do nisin procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve”.