Në Vlerësimin më të ri të rrezikut nga krimi i organizuar të policisë malazeze thuhet që në Ulqin vepron një klan kriminal, shkruajnë “Dnevne novine”.
Në krye të tij, siç supozon policia, gjoja gjendet biznesmeni Mujo Rexha. “Organizata e tij, sipas njohurive të policisë, kryesisht merret me fajde, ndërsa mediet jo rrallë e lidhnin me klanin e Naser Kelmendit”, shkruajnë DN.
Në Tivar, siç theksohet, veprojnë tre klane kriminale, ndërsa për policinë 40 persona janë interesant sa i përket sigurisë.