“Deri pak kohë më pare ishim të gatshëm të minimizojmë rëndësinë e marrëdhënieve malazeze-shqiptare. Për fat të mire, kjo më nuk është kështu. Kemi kuptuar që komshiu i parë është shumë i rëndësishëm për ne dhe që shumë më tepër mund të bëjmë bashkë”, shkruan komentuesi i “Dnevne novine” mbas vizitës të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Podgoricë.
Theksohet që kjo ishte shans i mirë që të mësohet diçka më tepër për mënyrën bashkëkohore të udhëheqjes së politikës. “Edi Rama mund ti tregoj politikanëve tanë si të mbrohet dhe ruhet shpirti i qyteteve, me këtë dhe të banorëve të tyre, si dhe që jo çdo gjë është në pushtet. Dhe pushteti duhet të lëshohet nganjëherë dhe të kthehesh prapë me eksperienca të reja, më gati dhe më të mençur se më herët”, thekson komentuesi i kësaj gazetë dhe shton që Rama nga udhëheqësit malazez të cilët në mënyrë të vazhdueshme janë në pushtet tash 24 vjet mund të mësoj “si ia arrijnë të jenë të akuzuar, ti durojnë këto akuza dhe të qëndrojnë në të njëjtin vend ku ishin”.
“Shkëmbim fqinjësor i eksperiencave, apo jo”, përfundohet në koment.