Dnevne novine: TË GJITHË DALIN VET NË ZGJEDHJE NË ULQIN

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Të gjitha partitë politike do të marrin pjesë vet në zgjedhjet në Ulqin, shkruajnë “Dnevne novine”. Përjashtim është ndoshta vetëm Partia demokratike e Fatmir Gjekes, i cili tha që mundësit janë të mëdha që kjo parti të marrë pjesë në formë koalicioni.

“Presim të bëjmë rezultat të mirë dhe të jemi lista më e fortë në këto zgjedhje”, tha ai.

Funksionari i lartë i PDS-së Luigj Shkrela për këtë gazetë tha që qytetarët e Ulqinit duhet shikojnë Petnjicën dhe ti japin përparësi partive qytetare. “Qytetarët më në fund duhet të kuptojnë që asnjë strukturë politike një nacionale jo vetëm që nuk ka dhënë rezultate por asnjë mandat nuk e ka përfunduar deri në fund”, shtoi ai.

Ai theksoi që pret rezultat të mirë, ndërsa optimistë janë dhe në PSD. “Në tërë Malin e Zi shënojnë rritje të ndjeshme të përkrahjes, sepse votuesit e kanë njohur konsistencën dhe politiken parimore të partisë tonë. Optimizmin e bazojmë edhe në rezultatet që kemi arritur si pjesë e strukturës qeverisëse në Ulqin”, tha shefi i Klubit të këshilltarëve të PSD Skender Elezaga.

Shpresë për sukses kanë dhe në Malin e Zi Pozitiv i cili për herë të parë merr pjesë në zgjedhjet lokale në Ulqin. “Qytetarëve do të ju ofrojmë konceptin e ri të udhëheqjes së qytetit për të cilin jemi të bindur që më në fund mundet ta çoj Ulqinin përpara mbas shumë viteve. Programi jonë, që tani jam i sigurt, do të jetë ndryshe, më cilësorë dhe më afër qytetarëve të Ulqinit”, tha për “Dnevne novine” anëtari i Këshillit komunal të partisë Pozitive Omer Bajraktari duke theksuar që në listë të kësaj parti do të jenë “fytyra të reja me biografi të shkëlqyera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi