Mbas një sërë suksesesh Ulqini dhe i preferuari i tij i ri “Otrant Olimpik” po jetojnë përrallën, shkruan “Dnevne novine”.
Siç tha për këtë gazetë drejtori sportiv i klubit Fillip Joviqeviq, futbolli u kthye në këtë qytet fuqishëm. “E dini që klubi nuk ekzistonte dy vite, por vetëm pas konsolidimit dhe organizimit të mirë, si dhe pas lojës fantastike në Regjionin jugor të futbollit dhe barazh, “u ngritëm” dhe mbërritëm në pozitën e sotme. Dhe nuk e kemi ndërmend të ndalojmë këtu”, tha ai, i cili me kryetarin Skender Rexha është më meritori për sukseset e “Otrant Olimpikut”.
Joviqeviqi shtoi se veçanërisht e gëzon fakti që pothuajse e tërë skuadra është e përbërë nga djemtë nga Ulqini.